Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konfiskohen 141 patentë shofer vetëm gjatë janarit në Ferizaj

Gazeta10
02 February 2024 - 13:48

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka konfiskuar gjatë muajit janar të vitit 2024, 141 patentë shoferë. Ky mobilizim i policisë ka ardhur si shkak i aksidenteve të shpeshta që po ndodhin në vend dhe nga zhvillimi i shpejtësisë së madhe përtej normave të lejuara.

Tutje Policia Rajonale e Ferizajt ka thënë që do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.

Më poshtë e keni raportin e plotë të Policisë Rajonale në Ferizaj:

Gjobat në komunikacionin rrugor gjatë muajit Janar-2024

Gjatë muajit Janar -2024 policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 6100 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr edhe 141 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor:

– Tejkalim i shpejtësisë, 1553 gjoba

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 626 gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 464 gjoba

– Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër, 261 gjoba

– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 192 gjoba

– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 150 gjoba

– Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 53 gjoba

– Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore, 34 gjoba

– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 18 gjoba

– Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 5 gjoba

– Tejkalim i kolonës së automjeteve, 4 gjoba

– Mos respektimi i këmbësorëve, 3 gjoba

– Të tjera, 2737 gjoba

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.