Gazeta10

​Konfiskohen dy armë në dy ahengje në Mitrovicë e Skenderaj


Policia e Kosovës ka konfiskuar dy armë në dy raste të ndryshme, raporton Gazeta10.

Njëri rast e shtënies me armë ka ndodhur në Mitrovicë dhe një tjetër në Skenderaj, thuhet në komunikatë.

Me këtë rast janë konfiskuar armë e gëzhoja, sipas policisë.

Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘përdorim i armës’.

“Gjatë 24 orëve të fundit, njësitet policore në Mitrovicën e Jugut dhe në Skenderaj kanë konfiskuar dy armë zjarri. Një armë është konfiskuar në Mitrovicën e Jugut, pasi ishte raportuar për të shtëna me armë në rrugën e “Hekurudhës ” ku si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në lokacionin ku kishte aheng familjar është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me katër fishek dhe 13 gëzhoja. Ndërsa, konfiskimi i një arme tjetër të llojit pistoletë është realizuar në fshatin Çubrel të Skenderajt, ku pas pranimit të informatës për të shtëna njësia policore ka identifikuar lokacionin ku kishte aheng familjar, me ç’ rast nga i dyshuari kanë konfiskuar armen dhe 11 gëzhoja. Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘përdorim i armës’, ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë