Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kongresisti amerikan Latimer uron Kurtin, inkurajon negociata mes partive për zgjedhjen e Presidentit

Gazeta10
27 September 2026 - 14:00

Kryeministri Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga kongresisti amerikan George Latimer, për konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe mandatin e ri si Kryeministër, njofton Qeveria në FB.

“Teksa nisni mandatin tuaj të katërt si Kryeministër, pres me kënaqësi të bashkëpunoj ngushtë me ju dhe kolegët tuaj për avancimin e vlerave të përbashkëta të dy vendeve tona, përfshirë demokracinë, sundimin e ligjit dhe prosperitetin ekonomik”, shkroi kongresisti Latimer.

Në letrën e tij, kongresisti Latimer theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërpartiak për zgjedhjen e Presidentit të ri, rrjedhimisht shmangies së zgjedhjeve të reja.

“I inkurajoj të gjitha partitë politike në Kosovë që të kthehen në tryezën e negociatave për të arritur një marrëveshje për Presidentin e ri, në mënyrë që të shmanget një cikël tjetër i kushtueshëm i zgjedhjeve parlamentare. Siç e dëshmon përvoja e Shteteve të Bashkuara, dialogu i hapur dhe bashkëpunimi ndërmjet partive në çështje të interesit kombëtar janë thelbësore për përparimin e një shoqërie demokratike”, shkroi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.