Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konjufca: E ftoj prokurorin të intervistojë Berishën për rastin Dehari

Gazeta10
23 February 2023 - 11:59

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i është përgjigjur deputetit të PDK-së, Hisen Berisha, i cili në foltoren e Kuvendit foli për rastin e Astrit Deharit, raporton Gazeta10.

Ai publikisht ka ftuar prokurorin e shtetit që të intervistojë deputetin e PDK-së, Hisen Berisha për rastin Dehari.

Edhe ju e dini fort mirë që përpjekja me lidhë VV-në me atë sulm ka qenë një proces i montuar gjyqësor me prapavijë politike dhe personat…Ka një vendim gjykate që i ka liruar ata persona prej kësaj akuze. Nëse dini më shumë e kisha ftuar prokurorin me ju intervistu, gjithçka që dini e që pretendoni për lidhjen e Vetëvendosjes me këtë akt terrorist, unë e ftoj prokurorin që të të intervistojë nëse di diçka”, deklaroi Konjufca. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.