Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konjufca merr pjesë në Konferencën e 48-të të Frankofonisë

Gazeta10
14 November 2026 - 11:04

Kosova po merr pjesë në Konferencën e 48-të të Frankofonisë (CMF), që po mbahet më 14 nëntor 2026, në Phnom Penh të Kamboxhias.

Kosova përfaqësohet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Përmes kësaj pjesëmarrjeje, Kosova riafirmon përkushtimin ndaj vlerave të Frankofonisë, dialogut shumëpalësh, paqes dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve dhe popujve.

Sipas njoftimit, kjo pjesëmarrje dëshmon gatishmërinë e Kosovës për të forcuar pozitën e saj në raport me Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF) dhe për të kontribuar në mënyrë aktive në nismat e saj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.