Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konjufca: Ne arritëm këtu pasi patëm një drejtues të pathyeshëm e vizionar

Gazeta10
20 September 2022 - 19:15

Kryeparlamentari Glauk Konjufca sot pati një dedikim për Albin Kurtin në prag të zgjedhjeve për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Konjufca përmes një lidhje të drejtpërdrejt, ka thënë se LVV-ja arriti këtu ku është pasi gjithmonë pati një kryetar të pathyeshëm, vizionar e shumë të përgatitur dhe të dashur për popullin.

“Rrugëtimi ynë nuk është i gjatë, por aktivitetet e bënë rrugën tonë të gjatë dhe aspak të lehtë. Sakrifica ka qenë themeli i këtij rrugëtimi tonë të përbashkët. Vetëvendosja e mëshiron sinqerisht interesin e qytetarëve tanë, ne dolëm të parët në zgjedhjet e vitit të kaluar pasi na besoi populli si të drejtë, të pakorruptuar dhe të panënshtrueshëm. Ne arritëm këtu ku jemi edhe falë një fakti që ne patëm një drejtues të pathyeshëm, vizionar, shumë të përgatitur dhe i vendosur për të mirën e popullit, e ky është Albin Kurti”, ka deklaruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.