Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konjufca takohet me homologun estonez: Kërcënimet e Serbisë dhe ndikimi rus na kujtojnë se paqja s’mund të merret e mirqenë

Gazeta10
13 October 2026 - 14:55

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna, në kuadër të Forumit të Sigurisë në Varshavë.

Në takim, sipas Konjufcës, në fokus ishte perspektiva evropiane e Kosovës, e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Konjufca ka theksuar se kërcënimet që burojnë nga Serbia, veprimet hibride dhe ndikimi rus e bëjnë të domosdoshëm angazhimin e vazhdueshëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.