Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konjufca takon ambasadorin portugez, i shpreh mirënjohje për mbështetjen ndaj Kosovës

Gazeta10
19 October 2022 - 15:47

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambsadorin jorezident të Portugalisë, Jorge Ayres Roza de Oliveira, raporton Gazeta10.

Konjufca me ambasadorin Oliveria kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të raporteve.

 “Në takim, ndër të tjera, u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, si dhe për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Portugalisë”.

Më tej, Konjufca i ka shprehur mirënjohje ambasadorit portugez për mbështetjen që Portugalia ia ka dhënë Kosovës në vazhdimësi.

“Me këtë rast, Kryetari Konjufca i shprehu mirënjohje Ambasadorit portugez për përkrahjen të cilën shteti mik, Portugalia, i ka ofruar në vazhdimësi Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e kuvendit. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.