Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Konkursi për policë, kandidatët duhet t’i nënshtrohen testit psikologjik

Gazeta10
05 December 2023 - 15:57

Policia e Kosovës ka njoftuar kandidatët për policë të rinj se “duhet të paraqiten me kohë” për mbajtjen e testit psikologjik dhe kontrollit mjekësor.

Policia e Kosovës bashkëngjiti një vegëz me orarin për testin psikologjik.

 “NJOFTIM: Faza e testimit psikologjik dhe kontrollimit mjekësorë për zyrtar policor sipas konkursit të shpallur nga data 18.04.2023 deri me datën 30.05.2023. Kandidatët nga lista e publikuar duhet të paraqiten me kohë në vendin ku është paraparë mbajtja e testit psikologjik dhe kontrollimit mjekësore”, njoftoi Policia.

“Kandidatët e ftuar për test psikologjik duhet të paraqiten me datën e caktuar në orar nga ora 08:00 në SHSKUK ( Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në objektin e Mjekësisë Sportive ( hyrja te Spitali Amerikan ), ndërsa për kandidatët që e kalojnë me sukses fazën e testit psikologjik, ekzaminimi mjekësor është në po të njëjtin vend, pasi që paraprakisht të kenë dhënë analizat laboratorike në Klinikën e Biokimisë (objekti i Qendrës Emergjente)”, thuhet në njoftim, raporton gazeta10.

Policia njofton kandidatët që të marrin me vete letërnjoftimin ose pasaportën valide dhe laps kimik.

“Vetëm kandidatët që përfundojnë me sukses testimin psikologjik do të informohen të njëjtën ditë nga zyrtari përgjegjës për datën dhe kohën e mbajtjes së kontrollimit mjekësorë”, thuhet në njoftim. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.