
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar ministri Xhelal Sveçla me homologun e tij nga Shqipëria, Taulant Balla, do ta vizitojnë sot pikën kufitare në Qafë Morinë.
Ata do të nënshkruajnë Protokollin për Implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar, Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush.
Ky protokoll është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të procedurave të sigurisë dhe efikasitetit në kufi, duke synuar të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve.
Nënshkrimi i këtij protokolli tregon angazhimin e të dy qeverive për të rritur sigurinë dhe për të luftuar krimin e organizuar dhe kontrabandën.