Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Kosova e ka një rast të mirë të arrijë nesër marrëveshje në Bruksel pas luftës në Ukrainë” – Flet Nexhmedin Spahiu

Gazeta10
13 September 2023 - 21:16

Komentatori politik, Nexhmedin Spahiu në emisionin “Politiko” ka treguar pritshmëritë e tij për takimin e Kurti – Vuçiq nesër në Bruksel.

Sipas tij, Kosova ka përparësi ndaj Serbisë për të arritur këtë marrëveshje pas presionit të Perëndimit ndaj shtetit serb.

“Në interes të Kosovës është që nesër të ketë marrëveshje, Kosova e ka një rast të mirë për të bërë një marrëveshjë të mirë, rasti i mirë është për shkakun e luftës në Ukrainë pasi presioni i Perëndimit mbi Serbinë është i madh dhe në anën tjetër përshkak të situatës në teren pas vendosjes së flamujëve Kosova do të duhej ta akreditonte këtë situatë dhe ky është një moment i mirë të bëjë një marrëveshjë të mirë dhe jo të humb kohë”, tha ai në Politiko.

Spahiu thotë se nuk dyshon në vullnetin e mirë të kryeministrit Kurti për ta përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.