Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kosova e mbyll vitin e 101-ta në ranglistën e FIFA-s

Gazeta10
21 December 2023 - 14:32

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do ta mbyllë vitin 2023 në pozitën e njëjtë që ishte edhe muajin e shkuar në ranglistën e FIFA-s, pasi shtëpia botërore e futbollit, publikoi të enjten ranglistën përfundimtare.

Kosova zë pozitën e 101-të me 1202 pikë të grumbulluara sikurse në muajin nëntor.

Po ashtu, në ranglistën e këtij muaji nuk ka lëvizur as Kombëtarja e Shqipërisë që vitin tjetër do të paraqitet në “Euro 2024”. Shqipëria mbetet e 62-ta me 1384 pikë të mbledhura për këtë vit.

Në fakt, prej listës së nëntorit, në total janë luajtur vetëm 11 ndeshje ndërkombëtare dhe për këtë arsye këtë muaj nuk ka ndryshime të mëdha në ranglistë.

Argjentina mbetet e para me 1855 pikë, duke e lënë pas vetes Francën (1845), Anglinë (1800), Belgjikën (1798) dhe Brazilin që është i pesti me 1784 pikë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.