
Futbollistet e Kosovës nuk i kanë bërë ballë cilësisë së lojtareve të Uellsit. Të martën pasdite në Podujevë, uellsianet kanë dominuar plotësisht dhe kanë fituar thellë, 6:0.
Ndeshja i takoi kualifikimeve për Euro 2025, përkatësisht Ligës B. Uellsi ishte favorit i madh para ndeshjes dhe këtë e dëshmoi në fushën e lojës në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Për Kosovën është humbja e dytë në këto kualifikime. Të premten në Antalya ishte mposhtur 2:0 nga Ukraina. Ndërkohë Uellsi kishte fituar 4:0 ndaj Kroacisë.
Rachel Roëe shënoi golin e parë në ndeshje, në minutën e 30-të. Kayleight Barton shënoi për 2:0 në minutën e 44-t. Roëe shënoi tjetër gol në minutën e 60-të, ndërsa menjëherë në minutën e 62-të realizoi Fion Morgan. Elise Hughes realizoi dy golat e fundit, në minutën e 85-të dhe 93-të.