Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kosova humbi miliona të BE-së, Kurti thotë se tash me institucione të plota Plani i Rritjes do të implementohet me shpejtësi

Gazeta10
27 November 2026 - 18:46

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se hapja e negociatave është bërë urgjente në kuadër të dinamikës së re të zgjerimit të BE-së.

Në një status në X, Kurti ka njoftuar se ka marrë pjesë në Samitin e 6-të të Planit të Rritjes, të organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë, dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel.

Në takim, ku morën pjesë edhe komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, dhe përfaqësues të vendeve të rajonit, është diskutuar për reformat dhe integrimin në Tregun e Përbashkët të BE-së.

Kurti ka theksuar se Kosova, me stabilitet të plotë institucional, po i përmbush me ritëm të shpejtë zotimet që dalin nga Plani i Rritjes.

Ai ka përmendur edhe pesë marrëveshjet e mobilitetit të Procesit të Berlinit, të cilat Kosova i ka ratifikuar, duke theksuar se njohja e diplomave ende mbetet çështje e pazgjidhur.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.