Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kosova kaloi hapin e parë, Osmani: Do të punojmë me aleatët për anëtarësimin e plotë në Këshill të Evropës

Gazeta10
27 March 2024 - 17:14

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Kosova ka kaluar me sukses hapin e parë në synimin për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës.

Osmani ka thënë se pas këtij hapi pozitiv, Kosova do të vazhdojë të punojë me aleatët për t’u siguruar që të gjithë qytetarët të kenë qasje në instrumentet e Këshillit të Evropës përmes anëtarësimit të plotë.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të kenë akses të drejtë në instrumentet e KiE përmes anëtarësimit të plotë të Kosovës.”, ka shkruar Osmani./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.