Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kosova me fushatë informuese do të përgatit qytetarët për lëvizjen pa viza

Gazeta10
25 April 2023 - 11:03

Sot është publikuar në gazetën zyrtare të BE-së, Rregullorja 2023/850 e cila mundëson liberalizimin e vizave për Kosovën. Kështu ka informuar Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, raporton Gazeta10.

Sipas tij kjo rregullore hyn në fuqi me 15 maj 2023 nderkohë që Kosova do të organizojë fushatë informuese për qytetarët e saj për t’i përgatitur ata për procedurat e lëvizjes pa viza nga janari i vitit 2024.

“Kjo do të lejoj mjaftueshëm kohë institucioneve të Kosovës të ndërmarrin fushatat e nevojshme të informimit për të drejtat dhe obligimet e qytetarëve që burojnë nga lëvizja e lirë në Zonën Shengen, por edhe do jap mjaftueshëm kohë autoriteteve kufitare të vendeve të BE-së të përgatiten për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës nga 1 janar 2024”, ka shkruar Shasha. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.