Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kosova merr pjesë për herë të parë në Konferencën për Ndryshime Klimatike të OKB-së

Gazeta10
13 November 2022 - 13:23

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se me ftesë të Qeverisë Gjermane dhe ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Anna Baerbock, do të marrin pjesë në Konferencën e Anëtarëve (COP27), me ç’rast do të zhvillojmë takime bilaterale lidhur me financimet e mundshme për adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike dhe implementimim e Marrëveshjes së Parisit, raporton Gazeta10.

Aliu ka shkruar në Facebook se për herë të parë do të jenë pjesëmarrës në Konferencën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara. 

“Pasi që mbetemi i vetmi shtet pa qasje direkte në fondet multilaterale të OKB-së, me datë 18 Nëntor, në hapësirat e Pavilionit Gjerman në Egjipt, do të prezantojmë agjendën tonë që ka të bëjë me nevojat për investime në përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe synimet tona për dekarbonizimin. Qëllimi final i pjesëmarrjes tonë është që të anëtarësohemi në Konventën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara (UNFCCC), rrjedhimisht Kosova të ketë mundësinë që të negocioj dhe të ketë qasje në fonde për ndryshime klimatike”, ka shkruar ai./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.