Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Kosova mos ta djeg vetën për një plesht”- Lushi: Sovraniteti shtrihet me mençuri, jo trimëri

Gazeta10
04 July 2023 - 18:32

Aktivisti shqiptaro-amerikan, Uk Lushi, ka thënë në “Info10” se Kosova duhet të ketë kujdes në situatën që po ndodhet, duke theksuar që nuk duhet ta djeg krejt jorganin për një plesht.

Lushi ka pasur edhe një porosi tjetër për Kosovën, duke thënë se sovraniteti në veri, më shumë arrihet me mençuri sesa me trimëri, shkruan Gazeta10.

“Mes aleatëve ka nganjëherë mos pajtime, unë shpresoj që Kosova mos të shkoj në shkallën ku do ta djeg krejt jorganin për një plesht. Çështja e veriut është shumë e rëndësishme për Kosovën, por Amerika e përkrahë integritetin territorial të Kosovës dhe Kosova duhet t’i arrij qëllimet e saj për shtrirje të plotë të sovranitetin aty. Që të shtrihet sovraniteti plotësisht duhet më shumë mençuri se sa trimëri, ky është pozicioni i Amerikës, nuk është e logjikshme që Amerika po do ta dëmtojnë Kosovën.”, tha ai.

Ai ka thënë se javët në vazhdim beson që do të ketë një angazhim nga të dyja palët për raportet mes tyre./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.