
Kosova ka pësuar humbje me shifrat 2-0 në miqësoren ndaj Hungarisë.
Dardanët ishin më të mirë në pjesën e parë, por pësuan dy gola në pjesën e dytë.
Hungaria kaloi në epërsi në minutën e 58-të më anë të Szoboszlait.
Goditjen përfundimtare Kosovës ia dha Zsolt Nagy në fund të ndeshjes.
Kjo ishte humbja e parë e Kosovës nën drejtimin e Franco Fodas.