
Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur në disavantazh pjesën e parë në miqësoren ndaj Norvegjisë.
“Dardanët” nuk është që kanë krijuar raste në këto 45 minuta, me Norvegjinë që e ka mbyllur me epërsi 1:0.
Norvegjia luajti më mirë duke pasur raste më të mira, ndërsa kaloi në epërsi përmes Erling Haaland, që realizoi me kokë pas harkimit të Wolfe (15’).
Haaland ishte afër edhe të shënonte edhe golin e dytë, mirëpo Visar Bekaj bëri një pritje fantastike për t’ia mohuar golin.
Fatkeqësisht, Kosova u detyrua të bënte edhe dy zëvendësime shkaku që Elbasan Rashani dhe Valon Berisha u lënduan, duke u zëvendësuar nga Bernard Berisha e Albion Rrahmani.
Rasti më i mirë për Kosovën ishte përmes Albon Rrahmanit, që ishte afër të realizonte me kokë pas një pasimi perfekt të Zhegrovës (45+3′).
Kësisoj, Kosova shkon në pushim në disavantazh me shpresën që të këndellet në pjesën e dytë.