Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kosova në mesin e pesë vendeve të para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup

Gazeta10
18 November 2026 - 22:28

Kosova renditet ndër vendet me rezultatin më të lartë në Evropë për ligj dhe rend, sipas raportit global të sigurisë për vitin 2026, të publikuar nga organizata ndërkombëtare Gallup.

Në Indeksin e Ligjit dhe Rendit, Kosova ka marrë 90 pikë nga 100 të mundshme, duke u pozicionuar në vendin e 14-të në nivel global.

Në nivel evropian, Kosova është ndër pesë vendet me rezultatin më të lartë, krahas shteteve si Zvicra, Lituania dhe Norvegjia.

Indeksi i Gallupit mat katër tregues kryesorë: ndjenjën e sigurisë gjatë ecjes vetëm natën, besimin në Policinë lokale, përvojat me vjedhjet dhe ato me sulmet fizike apo grabitjet gjatë 12 muajve të fundit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.