Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kosova ngjitet dy pozita në ranglistën e FIFA-s

Gazeta10
19 Shtator 2024 - 13:30

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritje në ranglistën më të re të publikuar nga shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA.

“Dardanët” në renditjen e re pozicionohen në pozitën numë 104, dy më lartë se renditja paraprake.

Ky sukses vjen pas dy ndeshjeve të Kosovës të zhvilluara në kuadër të Ligës së Kombeve, fitores ndaj Qipros në udhëtim dhe humbjes nga Rumania në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sfidën e radhës në Ligën e Kombeve, Kosova do ta ketë kundër Lituanisë në udhëtim më 12 tetor të këtij viti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.