
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar ngritje historike në ranglistën e FIFA-s.
“Dardanët” kanë shënuar ngritje për tri vende në këtë ranglistë, nga pozita e 104-të, në pozitën e 101-të.
Kosova nuk ka qenë asnjëherë më afër pranisë në 100 vendet më të mira në ranglistën e shtëpisë së futbollit botëror.
Kosova pati një grmubullim të suksesshëm në tetor, ku triumfuan në dy ndeshje, ndaj Lituanisë si mysafir me shifrat 1-2 dhe kundër Qipros në Prishtinë me rezultat 3-0.
Plasmanin në 100 vendet më të mira të UEFA-s, Kosova mund ta bëjë në nëntor, ku do të përballet me Rumaninë dhe Lituaninë.
Në anën tjetër, ngritje ka shënuar edhe Shqipëria për dy vende në ranglistën e FIFA-s.
“Kuqezinjtë” janë ngjitur dy shkallë më lartë, nga pozita e 67-të në atë të 65-të.
Kombëtarja e drejtuar nga Sylvinho në tetor pësoi fillimisht nga Çekia me rezultat 2-0, ndërsa arriti fitore të rëndësishme në Tbilisi kundër Gjeorgjisë me shifrat 0-1.