Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kosova renditet e 56-ta për liri të medias

Gazeta10
03 May 2023 - 19:07

Raporti: Egzona Shala/Kanal10

Në ditën botërore të medias është publikuar indeksi i Reporterëve Pa Kufij ku Kosova në këtë indeks zë vendin e 56-të, duke u ngritur kështu për 5 vende, për dallim nga viti i kaluar. Mirëpo, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovë, kanë kërkuar nga gjyqtarët që të marrin me prioritet rastet e sulmeve ndaj gazetarëve.

Me gjithë progresin e shënuar, Kosova vazhdon të jetë në mesin e vendeve problematike për lirinë e shtypit.

E, pikërisht në ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që t’i marrin më seriozitet rastet e sulmeve të gazetarëve.

Vetëm në pesë muajt e fundit, në Kosovë janë regjistruar 11 raste të sulmeve ndaj gazetarëve.

Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, ka thënë se numri i rasteve të kërcënimeve, sulmeve dhe ngacmimeve ndaj gazetarëve është rritur vit pas viti.

Ndërkohë, në ditën ndërkombëtare të shtypit, Reporterët pa Kufij, kanë publikuar indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, ku Kosova renditen në mesin e vendeve problematike.

Sipas këtij indeksi, Kosova radhitet në vendin e 56-të, një rritje prej 5 vendesh në krahasim me vitin e kaluar, kur radhitej në vendin e 61-të.

“Pavarësia e transmetuesit publik RTK është vënë në pikëpyetje për shkak të zgjedhjes si drejtor i përgjithshëm i një aleati të partisë në pushtet” thuhet në raport.- Reporterët Pa Kufij

Nga indeksi i raportit të Reporterët Pa kufij Shqipëria radhitet në vendin e 96-të, Maqedonia e Veriut në vendin e 38-të, Mali i Zi në të 39, ndërkaq Serbia në të 91-të, Bosnje dhe Hercegovina në të 64.

Kujtojmë se Norvegjia për të shtatin vit me radhë renditet e para teksa tri vendet e fundit, me gjendjen më të keqe të shtypit në botë, janë, Vietnami, Kina dhe Koreja e Veriut.

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.