
Emisioni “Kampionët” rikthehet edhe këtë diel, me dy pjesë.
Në pjesën e parë do të flitet rreth kombëtares së Kosovës dhe debutimin e saj nën urdhërat e Franco Fodas.
Në studio të pranishëm janë: Bekim Shotani, Behar Maliqi, Blendi Memaj dhe Granit Tërstena.
Trajneri Bekim Shotani nuk po i ndalë kritikat për lojtarët e kombëtares së Kosovës.
Fillimisht, ai tha se Kosova s’ka lider në fushë, që po ndikon në paraqitjen e lojtarëve në fushë.
“Në fushë u pa që s’kemi lider, nuk kemi një lojtar që merr përgjegjësi dhe që mban ekipin në vijë” – tha ai.
Shotani e bëri lidhjen e mungesës së liderit me një deklaratë të Vedat Muriqit pas ndeshjes, i cili kishte thënë se Franco Foda është i vetmi trajner i Kosovës që u ka dhënë njohuri rreth futbollit.
“Mungesa e liderit vërehet në deklaratën e Vedat Muriqit, një deklaratë joprofesionale dhe e pavlerë. Nuk mundet ta vlerësojë trajnerin e ri me vetëm 180 minuta stërvitje” – tha ai.