Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para duelit me Bjellorusinë

Gazeta10
20 November 2023 - 17:45

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, të hënën paradite ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes që e luan me Bjellorusinë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Stërvitja e mbajtur në kampin nacional të FFK-së, në Hajvali, nuk ka qenë aq e ngarkuar, pasi futbollistët kanë bërë kryesisht ushtrime të lehtë dhe janë stërvitur me top.

Kosova, të martën prej orës 20:45 përballet me Bjellorusinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje është e fundit në këtë cikël eliminator për Kosovën dhe i takon Grupit I kualifikues.

Në këtë përballje, “Dardanët” futen pas një serie pozitive, ku në tri ndeshjet e fundit, kanë regjistruar dy fitore dhe një barazim.

Edhe ndaj Bjellorusinë, Kosova do të ketë mungesa të rëndësishme në përbërje, ndërsa aktualisht, kanë tubuar 11 pikë pas 9 ndeshjeve të luajtura në këto kualifikime dhe zë vendin e katërt në grup. Bjellorusia është e parafundit në grup me 9 pikë të mbledhura.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.