
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeff Hovenier, ka falënderuar Sekretarin e SHBA-së, Antony Blinken, për fjalën e tij në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gruan, Paqen dhe Sigurinë që po mbahet në Kosovës nën organizimin e presidentes Osmani, raporton Gazeta10.
Hovenier e ka cilësuar mesazhin e Blinken si prekës.
Ai ka cituar Blinken duke thënë se nderimi ndaj trashëgimis së Sekretares Albright mund të arrihet vetëm duke avancuar parimet e WPS.
Hovenier në një postim para pak orësh në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se ka qenë i nderuar me pjesëmarrjen e tij në këtë organizim.
Këtu keni postimin e plotë
“Faleminderit Sekretarit Blinken për mesazhin e tij prekës gjatë sesionit kryesor të #WPSRKS2022. Siç ndan Sekretari Blinken në mesazhin e tij, ne mund ta nderojmë më së miri trashëgiminë e Sekretares Albright duke avancuar parimet e WPS dhe duke qenë të vërtetë ndaj vlerave tona”, ka shkruar Hovenier në Twitter. / Gazeta10
