
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës, kombëtares së Kosovës dhe rreth Ligës së Parë.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Sunaj Keçi e Omer Bunjaku, drejtor sportiv i Ballkanit.
Në lidhje direkte foli edhe ish-lojtari i Dinamo Zagrebit dhe kombëtares së Kroacisë, Ardian Kozniku.
Ai tha se loja e Ballkanit në ndeshjen ndaj Dinamo Zagreb ishte tejet e mençur.
“Loja e Ballkanit në ishte tejet stabile dhe e mençur, shfrytëzoi më së miri mungesat e Dinamos, të cilat e penalizuan këtë të fundit” – tha ai.
Tutje, ai foli pak edhe për Dinamo Zagrebin.
“Mediat kroatë kanë pritur të flasin keq për Dinamo Zagrebin, pasi ky klub gëzon një buxhet prej 60 milionë euro në vit” – përfundoi ai.