Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

KQZ: Deri në ora 15:00 nga 45 mijë votues, vetëm 1 mijë persona shfrytëzuan të drejtën e votës

Gazeta10
23 April 2023 - 15:51

Pjesëmarrja në zgjdhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore vijon të jetë e vogël.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se pjesëmarrja në zgjedhje është rreth 2.4 për qind apo 1.092 nga 45.095 qytetarë me të drejtë vote në të katër komunat veriore ku po mbahen zgjedhjet, shkruan Gazeta10.

“Deri në këto kohë procesi zgjedhor po vijon në rregull dhe nuk është njoftuar për ndonjë pengesë. Deri në orën 15:00, pjesëmarrja në zgjedhje është; Leposaviq 110 – 0.83 për qind, Zubin Potok – 240 votues apo 3.6 për qind, Zveçan 145 votues, 2.07 për qind, Mitrovicë e Veriut 597 votues apo 3.3 për qind”, ka thënë ai.

Institucionet e vendit u kanë bërë thirrje qytetarëve në veri që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Në orën 19:30, konferencë për media do të mbajë edhe kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili do të njoftoj për përmbylljen e këtij procesi zgjedhor./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.