
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjatë mbledhjes së sotme ka vendosur afatet e aktiviteteve dhe miratimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, poashtu edhe për zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq, ku do të mbahen më 23 prill të këtij viti.
Sipas tyre, afatet për zgjedhjet në katër komunat veriore, fillojnë nga 9 marsi./Gazeta10