Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

KQZ-ja me thirrje për qytetarët: Kontrolloni adresën e qendrës së votimit

Gazeta10
10 Shtator 2025 - 10:35

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të kontrollojnë adresën e qendrës së tyre të votimit.

KQZ njofton se për ta bërë këtë në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë, ka vënë në dispozicion platformën elektronike: https://qv.kqz-ks.org

“Duke e vizituar këtë faqe, çdo qytetar mund të informohet saktësisht se në cilën qendër mund të votojë më 12 tetor 2025, duke shmangur paqartësitë apo vonesat në ditën e zgjedhjeve”.

“Platforma elektronike e KQZ-së do të jetë e qasshme vazhdimisht, përfshirë edhe ditën e zgjedhjeve”, thuhet në njoftim

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.