Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

KQZ kërkon siguri për zgjedhjet në veri (VIDEO)

Gazeta10
26 November 2022 - 19:08

Raporti: Kanal10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së shtunës ka kërkuar koordinim mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, policisë e Ministrisë së Arsimit për organizimin e  zgjedhjeve në veri të vendit. Anëtarët e këtij komisioni thanë se institucionet duhet të krijojnë kushte për një process të sigurt.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet t’i drejtohet me shkresa zyrtare, Ministrisë së Punëve të Brendshme, policisë e Ministrisë së Arsimit, në lidhje me organizimin e zgjedhjeve për kryetar të katër komunave në veri të vendit.

Në mbledhjen e së shtunës të këtij komisioni u tha se KQZ-ja ende nuk ka qasje në katër zyrat e Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve në komunat e veriut, të cilët kanë dhënë dorëheqje.

E po ashtu u tha se është i vështirë edhe përdorimi i shkollave në komunat veriore si qendra votimi.

Anëtari i KQZ-së, Ilir Gashi tha se sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit nuk e garantojmë ata si KQZ, andaj kërkoi nga institucionet relevante që të krijojnë kushte për një proces të sigurt.

Sipas anëtarit tjetër të këtij komisioni, Arianit Elshani nëse nuk do të ketë koordinim mes institucioneve, atëherë do të rrezikohet procesi zgjedhor.

Në mbledhjen e së shtunës, KQZ-ja filloi përgatitjet edhe për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për dy kuvendet komunale, Zveçanit dhe Leposaviqit, të cilat do të mbahen më 25 dhjetor 2022. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.