10 LIVE

Krasniqi: Dalë nga ky takim jo shumë i sigurt që Qeveria e di se në çfarë rruge po shkon

Gazeta10
08 Nëntor 2022 - 9:43

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, vlerëson se kryeministri i vendit, Albin Kurti, nuk e di se çfarë rruge është duke ndjekur lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit, raporton Gazeta10.

Krasniqi pas takimit që pati me Kurtin dhe liderët e partive opozitare thotë se dëgjuan gjatë Kurtin dhe diskutuan por pa një zgjidhje të qartë.

“S’kemi përgjigje këto kanë qenë disa nga negociatat për gatishmërinë për të diskutuar dhe mundësinë për t’ju ndihmuat. Sot dalë nga ky takim jo shumë i sigurt që kryeministri dhe Qeveria e dinë se në çfarë rruge po shkojnë për të ruajtur integritetin e Kosovës”, tha Krasniqi.

“Erdhëm për të dëgjuar kryeministrin diskutuan gjerë e gjatë dhe si do ta dalim suksesshëm nga kjo rrugë” u shpreh Krasniqi./Gazeta.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 Janar 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.