Gazeta10

Krasniqi dënon vendosjen e barrikadave, fton institucionet vendore e ndërkombëtare që të veprojnë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka dënuar vendosjen e barrikadave dhe veprimet e tjera të paligjshme si dhe ka ftuar institucionet vendore e ndërkombëtare që të veprojnë, shkruan Gazeta10.

Krasniqi ka thënë se veprimet e fundit në veriun e Kosovës janë të papranueshme teksa institucionet e Kosovës duhet të sigurojnë liri të lëvizjes në të gjithë vendin.

Krasniqi ka inkurajuar institucionet e sigurisë që të veprojnë në shërbim të rendit si dhe sovranitetit të vendit, ku në këtë pikë ka përmendur se nuk ka pranuar informata zyrtare nga qeveria.

Tutje, i pari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ftuar qytetarët serbë atje që të mos bëhen pjesë e politikave destruktive të Serbisë.

Këtu keni statusin e tij të plotë:

“Vendosja e barrikadave dhe veprimet e paligjshme në veri të vendit janë të papranueshme.

Qeveria e Kosovës duhet të sigurojë liri të lëvizjes dhe respektim të ligjit në çdo cep të vendit tonë.

Në mungesë të informatave zyrtare nga ana e qeverisë, inkurajoj institucionet tona të sigurisë që të jenë në shërbim të ruajtjes së rendit publik dhe sovranitetit në veri të vendit.

Këto veprime duhet të koordinohen edhe me partnerët ndërkombëtarë, të cilët i ftoj që t’i monitorojnë dhe denoncojnë provokimet dhe veprimet e paligjshme të strukturave kriminale në veri të vendit, që qartësisht janë të sinkronizuara me Beogradin zyrtar.

Ftoj qytetarët e komunitetit serb që të mos lejojnë të manipulohen nga politika destruktive e Serbisë që ka synim destabilizimin e vendit tonë. Të gjithë duhet të punojnë për mbarëvajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë për qytetarët, duke garantuar lëvizjen e lirë për të gjithë”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë