
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka quajtur të paskrupullt dhe mosmirënjohës kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se Qeveria ndaluar fjalën kryetarit të Reçakut, ish-luftëtarit të UÇK-së, Adem Ramadani, në Akademinë Përkujtimore për 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, sepse ai do të përmendet Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Më tej, ai ka thënë se kjo dëshmon për vazhdimësin e lufitmit të vlerave të luftës nga ana e Kurtit.
Tutje, ai ka thënë se Kurti i ka thurru lavde Olivier Ivanoviqit të cilin e ka akuzuar për vrasje dhe dëbim të shqiptarëve.
Këtu keni postimin e plotë:
“Duhet të jesh i paskrupullt dhe skajshmërisht mosmirënjohës, si Albin Kurti, që të të pengojë fjala e luftëtarëve të lirisë dhe prezenca e tyre nëpër aktivitete publike.
Ndalimi nga ana e Qeverisë i fjalës së Kryetarit të Reçakut, ish-luftëtarit të UÇK-së, Adem Ramadani, në Akademinë Përkujtimore për 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, vetëm pse ai do të përmendëte Hashim Thaçin e Kadri Veselin në fjalim, fatkeqësisht, është në vazhdën e sulmeve të njëpasnjëshme që ky kryeministër po u bën vlerave të luftës çlirimtare dhe veteranëve tanë.
Gabim mund të quhet kur ndodh një herë, por kur diçka e tillë përsëritet në vazhdimësi, atëherë kemi të bëjmë me qasje e qëllim, me politikë të paramenduar qeveritare.
Ndërsa, si për ironi e pa fije turpi, Albin Kurti fjalë të mira dhe elozhe dje thuri vetëm për Oliver Ivanoviqin – të cilin sa ai ishte gjallë, edhe vet e akuzonte për vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve në Mitrovicë gjatë periudhës së luftës. E pas luftës, Ivanoviqi i dashur i Albinit, ka qenë shefi i “Rojave të Urës” që me dhunë e terror e kanë mbajtur të ndarë qytetin e Mitrovicës.
E kuptoj deri diku xhelozinë historike të një veterani të rrejshëm si Albin Kurti, por, nënçmimi i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të kaloj asnjëherë para nesh dhe qytetarëve të Kosovës.
Turp!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10