
Vasfije Krasniqi-Goodman ka shkruar për vizitën e kongresmenit amerikan, Richie Torres, i cili ka qenë në një vizitë treditore në Kosovë, ku u shpreh se qëllimi i vizitës ka qenë që Torres të njihet nga afër me kërkesat për drejtësi, raporton Gazeta10.
“Gjatë, tri ditëve të kaluara me ftesën time në Kosovë ka qëndruar për vizitë Kongresmeni Richie Torres, bashkëkryesues i Grupit të Çështjeve Shqiptare ne Kongresin Amerikan. Qëllimi i vizitës ka qenë që Kongresmeni Torres të njihet nga afër me kërkesat për drejtësi, të njihet me të mbijetuarat nga dhuna seksuale por, edhe, viktima tjera nga lufta e fundit në Kosovë dhe për t’i dhënë mbështetje rezolutës për krimet e dhunës seksuale në Kongresin Amerikan”, ka shkruar Krasniqi-Goodman në Facebook.
“Gjatë këtyre dy ditëve bashkë me Kongresmenin Torres, atdhetarin e madh Harry Bajraktari, bashkëpunetoren Vera Mjeku, përveç vizitave të Institucioneve dhe takimeve me liderë shtetërorë dhe partiakë kemi, vizituar edhe: “Organizatën për Promovimin e të Drejtave të Gruas” në Drenas, “Medika Kosova” në Gjakovë, “Koperativa Krusha” në Krushë të Madhe”.
Krasniqi-Goodman tha se Torresi u njoftua me kërkesat për drejtësi dhe me rrëfimet e trishta të të mbijetuarave si dhe me punën e tyre.
“Me këtë, rast Kongresmeni Torres nga, afër u njoftua me kërkesat për drejtësi, me rrëfime dhe histori të trishta nga vetë të mbijetuarat si dhe, me, punën e jashtëzakonshme që bëjnë organizatat me qëllim të mbështetjes së të mbijetuarave/ëve”.
“Sigurisht, se kjo vizitë nuk do të mund të realizohej pa kontributin dhe mbështetjen konkrete dhe të parezervë të z. Harry Bajraktari, si dhe organizimin e Vera Mjekut. Shpresojmë se pas kësaj vizite çështja e krimeve të luftes në përgjithësi e veçanërisht përdhunimet do të marrin mbështetjen e nevojshme nga Kongresi Amerikan! #Drejtësi për viktimat”./Gazeta10.