Gazeta10

Krasniqi i bindur: Më mbani për fjale, të shtunën s’do të ketë marrëveshje në Ohër

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se në takimin e së shtunës nuk do të ketë marrëveshje Kosovës-Serbi për shkak se palët kanë dallime rreth planit evropian.

Krasniqi në një intervistë për RTV21 tha se edhe nëse nënshkruhet plani nga kryeministri Kurti dhe presidenti serb, PDK-ja nuk do të përkrah atë për shkak se pika e shtatë e tij ku flitet për Asociacionin do t’i jap autonomi komunave me shumicë serbe.

“Unë aspak nuk jam i bindur se marrëveshja do të realizohet dhe këtë dua ta themi hapur. Këtu esencialisht çka është duke u zhvilluar është një lojë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq se cili është djal i mirë në sytë e ndërkombëtarëve”, tha ai.

Ai tha se është i bindur se më 18 mars në Ohër nuk do të nënshkruhet asgjë.

“Sot ua them me bindje të plotë se të shtunën nuk do të nënshkruhet asgjë, ashtu siç nuk është nënshkruar më 27-in në Bruksel, as në Ohër të shtunën nuk do të ketë kurrfarë nënshkrimi. Jam 100% i bindur, më mbani për fjale”, tha Krasniqi.

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë