
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar përkujdesje institucionale me rastin e shënimit të Javës së Njeriut me Shkop të Bardhë, raporton Gazeta10.
Krasniqi ka thënë se kjo kategori e shoqërisë sonë duhet t’i meritojë të gjitha të drejtat si qytetarët e tjerë të Kosovës.
Tutje, Krasniqi ka thënë se sa ka qeverisur PDK-ja është miratuar Ligji për Personat e Verbër.
Më tej, ai ka thënë se edhe nga pozicioni i opozitës ata do të ofrojnë ndihmë konkrete.
Këtu keni statusin e plotë:
“Me rastin e shënimit të Javës së Njeriut me Shkop të Bardhë, ritheksojmë domosdoshmërinë e rritjes së vëmendjes dhe përkujdesjes institucionale për personat e verbër dhe me të pamur të dëmtuar.
Edhe kjo kategori e shoqërisë sonë duhet të gëzoj të drejta dhe mundësi të plota si të gjithë qytetarët e Kosovës.
Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të Kosovës, në vitin 2012 është miratuar Ligji për Personat e Verbër, duke nisur kështu edhe punësimi i tyre nëpër institucione.
Ne do të vazhdojmë të avokojmë për kushte më të mira për këtë kategori të shoqërisë, edhe nga pozicioni opozitar, por edhe përmes ofrimit të ndihmës konkrete në nivel lokal, në komunat ku qeverisim”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10