Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin, thotë se ata janë shembull i dashurisë për atdhe

Gazeta10
22 September 2022 - 12:42

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar sot Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin duke vlerësuar se ata janë shembull i dashurisë për atdhe, raporton Gazeta10.

Krasniqi ka thënë se atyre u takon lavdia e përjetshme.

I pari i PDK-së së bashku me bashkëpunëtorët kanë bërë homazhe në Memorialin e dëshmorëve të UÇK-së në Gllanasellë.

Këtu keni statusin e plotë:

“Në përvjetorin e 24-të të rënies heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit, me bashkëpunëtorë bëmë homazhe në Memorialin e dëshmorëve të UÇK-së në Gllanasellë, për të nderuar heroizmin e tyre për lirinë tonë.

Akti sublim i Fehmiut dhe Xhevës do të përcillet ndër breza, si shembull se dashuria për atdhe dhe sakrifica për çlirimin e Kosovës është fati që përcjell çdo atdhetar.

Lavdi e përjetshme për heronjtë dhe dëshmorët e kombit, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Fatime Hetemi, Shefqet Zeka, Behxhet e Milazim Karaxha dhe Hamit Lladrovci”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.