Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi kujton Rugovën: Shembulli që dha në ruajtjen e raporteve me aleatët duhet vlerësuar gjithmonë

Gazeta10
21 January 2024 - 13:25

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 18 vjetorin e vdekjes së tij.

Krasniqi ka shkruar se vizioni i Rugovës për orientimin euro-atlantik të Kosovës duhet vlerësuar gjithmonë, ashtu si edhe shembulli që dha në kultivimin dhe ruajtjen e raporteve të mira me aleatët e shtetit tonë.

“Në 18 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, kujtojmë dhe nderojmë figurën e tij dhe angazhimin e gjatë politik për shtet të pavarur dhe sovran. Vizioni i tij për orientimin euro-atlantik të Kosovës duhet vlerësuar gjithmonë, ashtu si edhe shembulli që dha në kultivimin dhe ruajtjen e raporteve të mira me aleatët e shtetit tonë. Vepra intelektuale dhe politike e Dr. Ibrahim Rugovës ka lënë gjurmë në historinë e popullit tonë dhe si e tillë mbetet e veçantë, si një kontribut i çmuar në arritjen e qëllimeve tona për liri dhe pavarësi.”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.