Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Krasniqi: Kundërshtarët po japin 200%-in ndaj Ballkanit

Gazeta10
09 April 2023 - 21:43

Në emisionin “Kampionët”, i cili transmetohet çdo të diel të ftuar në studio janë: opinionistë të përhershëm, Faruk Statovci e Bekim Isufi, gazetari i sportit, Alban Lumi dhe zëdhënësi i KOK-ut, Kushtrim Krasniqi.

Gjatë diskutimit për ndeshjen e kësaj xhiro mes Ballkanit e Malishevës, ndeshje e cila përfundoi 2-2, Kushtrim Krasniqi ka thënë se kundërshtarët nuk po tregojnë respekt për Ballkanin.

“Kundërshtarët, ekipet më të vogla të Superligës, kur po luajnë ndaj Ballkanit po japin 200% nga vetja, sidomos pas ndeshjeve të Evropës, ku Ballkani kishte arritur rezultate të mira”, tha Krasniqi.

Tutje, Krasniqi foli edhe për portierët e kësaj ndeshje, duke thënë se kanë qenë rol kyç në ndeshje.

“Portieri i Malishevës tregoi performancë të jashtëzakonshme, duke bërë disa pritje të mira, ndërsa në anën tjetër, Frashëri i Ballkanit me gabimet e tij e dëmtoi skuadrën e tij”, përfundoi Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.