
Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti me idenë për Bashkimin Kombëtar ka dëmtuar jo vetëm ashkimin si të tillë, por edhe Kosovën Atlantike.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se afrimi i panatyrshëm i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit serb, Aleaksandar Vuçiq, ka qenë operacion ndërkombëtar, për të mposhtur propagandën agresive të Kurtit për Bashkim Kombëtar.
Tutje, Krasniqi ka numëruar katër pasoja pas kësaj, duke thënë se Kurti e ka suspenduar planin për njohje e Kosovës, që sipas tij nuk do të ketë as Bashkim Kombëtar dhe as njohje të shtetit./Gazeta10/