Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Krasniqi: Ligji për Zyrtarët Publikë i hap rrugë punësimit masiv të militantëve partiak  

Gazeta10
22 December 2022 - 15:41

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Ligji për Zyrtarët Publik i hap rrugë punësimit masiv të militantëve partiak, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se Ligji për Zyrtarët Publikë i shkel të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën e Kosovës, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës po synon largimin masiv nga puna të zyrtarëve të administratës shtetërore.

Po ashtu, ai ka thënë se ky ligj parasheh ndërprerjen e kontratave për rreth 1600 zyrtarëve.

Tutje, ai ka thënë se përmes këtij ligji Qeveria Kurti po synon të rrënojë tërë punën që është ndërtuar deri më sot.

Këtu keni postimin e plotë:

“Keqqeverisja, punësimet partiake, skandalet në shëndetësi, dështimet në ekonomi dhe energji, ikja e të rinjve nga vendi, rrezikimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit – në vetëm dy vjet qeverisje – nuk po i mjaftojnë Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së tij.

Tani, përmes Ligjit për Zyrtarët Publikë, misioni i ri i kësaj Qeverie është largimi masiv nga puna i zyrtarëve publikë, shantazhimi, politizimi dhe nënshtrimi i tyre. E gjithë kjo, duke shkelur të drejtat e njeriut dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ligji për Zyrtarët Publikë parasheh ndërprerjen e kontratave të punës për rreth 1600 zyrtarë të nivelit të mesëm dhe të lartë drejtues dhe ripërcaktimin e këtyre pozitave me mandat 4 vjeçar.

Përtej shkeljeve të të gjitha normave vendore, ky Ligj bie ndesh edhe me detyrimet që Kosova ka marrë ndaj Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe parimet evropiane për administratën publike.

Si përfundim, ky ligj ka vetëm një qëllim: duke shkelur mbi djersën dhe kontributin e zyrtarëve të ndershëm publikë, Qeveria Kurti synon të shkatërrojë gjithçka që është arritur deri më sot dhe t’i hapë rrugë punësimit masiv të militantëve partiakë, si metodë për të vënë shtetin nën kontrollin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjithsesi, përballë këtyre tendencave kundërkushtetuese, Partia Demokratike e Kosovës nuk do të qëndrojë duarkryq. Ne do ta kundërshtojmë dhe do ta dërgojmë atë në Gjykatën Kushtetuese, ku, duke besuar në drejtësi, presim rrëzimin e padiskutueshëm të tij”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.