Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Krasniqi: Një pjesë e madhe e profesorëve nuk meritojnë tu rriten pagat 

Gazeta10
19 September 2022 - 18:31

Aktivisti Denis Krasniqi ka thënë se nuk pajtohet me kërkesat e parashtruara nga SBAShK-u. 

Krasniqi në Info10, ka deklaruar se jo të gjithë profesorët sipas tij meritojnë rritje page, teksa ka thënë se nëse ndodhë një gjë e tillë, ata duhet t’i nënshtrohen një testimi më pastaj. 

“Nuk pajtohem me ato kërkesa. Jo pse nuk kam qejf që profesorët të kenë një pagë të dinjitetshme, por që mendoj që paga është diçka që jepet pasi që ti e meriton ose punon për diçka. Nuk po them se të gjithë profesorët nuk punojnë, mirëpo një pjesë shumë e madhe e profesorëve tonë nuk meritojnë t’u rriten pagat. Unë mendoj që duhet t’u rriten pagat të gjithëve, por pas rritjes së pagave, duhet të futen në testim të gjithë”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.