Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi: O Albin o trim, si me nënshkrim – si pa nënshkrim, t’i ke bë pranim

Gazeta10
03 Nëntor 2023 - 13:01

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se kryeministri Albin Kurti se e kanë ftuar për të diskutuar për draftin e Asociacionit, por duket që ai është i ngarkuar nga e kaluara. Ai i është përgjigjur Kurtit për rimën rreth pranimit e nënshkrimit, duke i thënë “O Albin o trim, si me nënshkrim, si pa nënshkrim, t’i ke bo pranim”.

Kraniqi ia ka rikujtuar Kurtit se është dashur vetë që të lajmërohet për raportim në Kuvend dhe jo të pret që të ftohet nga Kuvendi. Kransiqi pohoi se Kurti më 26 tetor e ka përmbysë karrierën e tij politike për 19 minuta, kur e ka pranuar draftin për Asociacionin.

“A u qetësove kryeministër, a je mirë, se u shqetësuan këta tutë. S’na tregove pse u vonove 1 orë, a pate naj punë, që nuk erdhe. U vonove. Qysh është e mundur kejt bashkëpunëtorët po dalin kundër. Ish-numri 2 i qeverisë tënde, t’i ka bo do pyetje, s’di a i pe. Nuk iu ke dhanë përgjigje. Te kemi ftuar me diskutuar, por ti vjen i ngarkuar, se të ngarkon e kaluara politike. E vështirë është sot për mua me ditë a me qesh a me qajtur, me fjalën tënde. A me qesh që erdh dita, që 10 vjet ma vonë ti me e mbrojt Zajdenicën. A me qesh se ti po e mbron propozimin e mirë për Zajednicën. A me qa për jetët e humbura që iu ke pri për me e kundërshtuar Zajdenicën, e që sot ti po e mbron. Ngarkesa jote është parë nga të gjithë. S’të kemi thirr me të shpallë as shpiun as tradhtarë”.

“Arsyeja themelore është transparenca. Ju ke raportu ambasadorëve, e jo deputetëve. Cila është esenca mos me ardh në Kuvend, e më të thirr. Është dashtë vet me ardhë. Është hera e 2-3 që të thirrëm në seanca. Ti vjen i ngarkuar nga e kaluara, sillesh si reporter, si gazetar. Kam shkuar, kam ardh, u shkuar ky. I dimë këto. Tre minuta fole çka përmban drafti. Mos u ngarko. Ti 20 minuta fole për takimin në Bruksel që ka zgjat 19 minuta. Po ata a kanë fol. A t’kanë rreh shuplaka si këta këtu a. Ky aty s’ka fol ma shumë se 3 minuta. S’ke pas kohë me iu treguar atyre kësi pallavra”.

“Për 19 minuta Albin Kurti e ka përmbysë karrierën e tij politikë në Bruksel. Na e dimë me 21 tetor e ke pas pesëshen ktu. Është për t’u vlerësuar angazhimi i partnerëve. Të kemi thënë koordinohu me amerikanët. Ta kanë pru propozimin për Zajednicën, ti e ke pranuar. Kur thua hajde ta nënshkruajmë, e ke bo një gabim amator që s’e bon askush. Me i thanë ndërkombëtarëve me e nënshkruar draftin me Serbinë, është anormale. Është me pranuar Serbia me vendos për rregullimin e brendshëm të Kosovës. Me e nënshkrua draftin që e miraton Qeveria e që e Gjykon Kushtetuesja”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.