Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krasniqi pas vrasjes së grave në Kosovë, thirrje qeverisë: Urgjent të krijohet task-forcë për mbrojtjen e tyre

Gazeta10
16 April 2024 - 11:24

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka bërë thirrje qeverisë që urgjentisht të krijojë një task-forcë me kompetenca të plota për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe vrasjet.

Këtë e tha Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ku ka reaguar pasi një burrë vrau edhe një grua mëngjesin e sotëm.

“Dy gra të vrara në tri ditë nga partnerët e tyre – të cilët kanë qenë edhe më parë të denoncuar në polici për çështje të dhunës në familje. Ky është alarmi që duhet të zgjojë secilin person që ka sado pak përgjegjësi për të garantuar sigurinë e qytetarëve – e institucionet shtetërore kanë më së shumti. Çfarëdo që është duke bërë aktualisht Qeveria e Kosovës, nuk është më e rëndësishme sesa siguria e grave në Kosovë. Prandaj, ju bëjë thirrje që urgjentisht të krijojnë një task-forcë me kompetenca të plota për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe vrasjet”, shkroi kreu i PDK-së.

Ai poashtu shkruan se nuk duhet lejuar që Kosova të shndërrohet në një vend ku jeta e grave nuk vlen aspak.

“Duhet vepruar pa justifikime dhe pa përjashtime. Pa pardon për recidivistët. Me ndëshkueshmëri maksimale për dhunuesit dhe vrasësit e grave. Duhet garantuar mbrojtje, mbështetje dhe siguri për gratë. Mos lejoni që Kosova të shndërrohet në një vend ku jeta e grave nuk vlen aspak. Lëvizni, ju lutem, sepse nuk është momenti për fjalë”, shkroi ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.