Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Krasniqi: PDK-ja mbrojti rendin kushtetues ndaj tentativave të Kurtit për ta shkelur

Gazeta10
24 March 2023 - 22:23

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të kërkesës së kësaj partie, duke e vlerësuar si jokushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Partia Demokratike e Kosovës edhe njëherë dëshmoi se ju shërben interesave të qytetarëve e të shtetit tonë, duke mbrojtur rendin kushtetues përkundër tentativave të Qeverisë Kurti për ta shkelur atë”, ka shkruar Krasniqi, në faqen e Facebookut.

“Edhe sot, Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë, duke e shpallur si anti-kushtetuese përpjekjen e Kryeministrit Albin Kurti për ta vënë nën kontroll dhe për ta cënuar integritetin dhe profesionalizmin e Këshillit Prokurorial të Kosovës”.

Krasniqi ka theksuar se Kushtetuta, si bazament i parimeve të drejtësisë, nuk mund dhe nuk do të lejojmë kurrë që të shkelet nga pretendimet uzurpuese të pushtetit.

“Ngjashëm si në këtë rast, do ta kundërshtojmë secilën nismë qeveritare që synon t’ia nënshtrojë të drejtën diktatit të një njeriu dhe qëllimeve autoritare të këtij pushteti”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.