
Aktivisti i VV-së, Dardan Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së fundit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se kryeministri Kurti, duke refuzuar rrugën amerikane, poi shërben interesave ruse e serbe.
Krasniqi këtë deklaratë e ka quajtur të gërditshme nga një komandant i UÇK-së, shkruan Gazeta10.
“Familja Haradinaj që për mua është tepër e shenjtë, i ka sulmuar forcat serbe më 1998. A ju ka shërbyer Serbisë a? Jo. Ne e dimë nëpër çfarë periudhe kemi kalu. Serbët sulmojnë institucionet e shkaktojnë dëme. Për mua është tepër e gërditshme me thënë një komandant i UÇK-së me deklarua ashtu. Nëse ai vërtetë e mendon kështu, atëhere hajde ta rrëzojmë këtë Qeveri.