
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së tij në 24-vjetorin e masakrës së Reçakut, ka thënë se kjo ngjarje dëshmon qëllimin dhe synimin e një politike gjenocidale dhe të orkestruar të Serbisë.
Krasniqi u shpreh se vrasja e 45 civilëve shqiptarë ishte krim kundër njerëzimit duke shtuar se këto krime nuk do të harrohen asnjëherë, raporton Gazeta10.
“Masakra e Reçakut, 24 vjet më parë, dëshmoi qëllimin dhe synimin e një politike gjenocidale dhe të orkestruar të Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë. Vrasja e 45 civilëve në Reçak, në gjaktftohësi dhe me paramendim, ishte krim kundër njerëzimit – çka me të drejtë e cilësoi edhe Ambasadori Ëilliam Ëalker. Krimet ndaj popullatës civile shqiptare, gjatë luftës së viteve 1998/99, nuk do të harrohen asnjëherë dhe për to nuk do të heshtim derisa drejtësia të vihet në vend”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka bërë të ditur se bashkë me kolegë e bashkëpunëtorë nga PDK-ja, kanë bërë homazhe tek Kompleksi Përkujtimor në Reçak.
“Sot, bashkë me kolegë e bashkëpunëtorë nga PDK, bëmë homazhe tek Kompleksi Përkujtimor në Reçak për të kujtuar viktimat e kësaj masakre. Lavdi të përjetshme martirëve, dëshmorëve dhe heronjve të Kosovës”, ka shkruar tutje Krasniqi./Gazeta10