
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka quajtur pamflet anti-shqiptar, raportin e fundit të publikuar nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës.
Krasniqi në një postim në Facebook tha se ky dokument është një turp i paprecedentë, gjë që ka kërkuar edhe distancimin nga ai të anëtarëve të ASHAKut dhe nga komuniteti shkencor, shkruan Gazeta10.
Ai ka hedhur kritika edhe ndaj krytarit të ASHAK-ut, Mehmet Krajës dhe anëtarëve tjerë, për të cilët tha se nuk do të duhej të fshiheshin mprapa emrit të Akademisë, por të dalin publikisht me emrat e tyre.
“Nëse autori ose autorët e këtij teksti nuk turpërohen nga broçkullat që kanë shkruar, nuk duhet të mbesin fantomë e të fshihen prapa emrit të ASHAK, por të nënshruajnë me emër e mbiemër këtë pamflet politik. Sepse, teksti në mënyrë absurde nuk specifikon autorë të përveçëm, por është nxjerrë, përveç në web faqen e ASHAK, edhe në faqen e Facebook-ut të kryetarit të ASHAK-ut, Mehmet Kraja”, ka shkruar tutje Krasniqi.
Postimi i plotë: